Loading…

UEFA afër të shkëpus marrëveshjen me kompaninë gjigante ruse

  • 26/02/2022 | 09:02

UEFA afër të shkëpus marrëveshjen me kompaninë gjigante ruse

Pas nisjes së pushtimit rus në Ukrainë, në të gjitha sferat e jetës ka pasur ndikime jo të mira, anash nuk ka mund të qëndrojë as bota e futbollit, transmeton Gazeta Metro.


Shumica e klubeve europiane kanë filluar fushatë senzibilizuese duke kërkuar që të ndalet sa më shpejt lufta në Ukrainë, por ka edhe prej tyre që kanë filluar të prishin marrëveshjet me kompanitë ruse.

Përveç klubeve edhe institucioni më i lartë europian për futboll, UEFA është duke menduar seriozisht shkëputjen e marrëveshjes me një ndër sponsorët e saj kryesor, Gazpromin, sipas raportimeve të ESPN.

Gazpromi është kompani ruse e gazit e cila ka marrëveshje me disa klube europiane, por edhe me shtëpinë e futbollit europian. Shtëpia e futbollit evropian fiton 40 milionë euro në vit nga marrëveshja me ta, mirëpo kjo nuk i ndalon ata që ta largojnë si sponsorin kryesor. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë