Loading…

UÇK kundër Jugosllavëve, sllogani jozyrtar i PDK-AAK-NISMA’s (Video)

  • 18/05/2017 | 15:44

UÇK kundër Jugosllavëve, sllogani jozyrtar i PDK-AAK-NISMA’s (Video)

Fushata zgjedhore edhe pse jo zyrtarisht, ajo ka filluar. Pas ndarjes në dy blloqe të mëdha parazgjedhore, në njërën anë PDK-AAK-NISMA, që po cilësohet edhe si koalicioni UÇK, dhe në anën tjetër LDK-AKR-Alternativa, edhe fushata zgjedhore duket se do jetë shumë e agresive.


Ajo që me gjasë më së shumti do ta karakterizojë këtë fushatë, është sulmi që koalicioni i PDK’së do t’i bëjë atij të LDK’së, duke e quajtur koalicion Jugosllavo-Rus. Këtë duke u lidhur te e kaluara e liderëve të LDK’së dhe AKR’së. Isa Mustafa ishte pjesë e politikës edhe në kohën e sistemit jugosllav, ndërsa Behgjet Pacolli pasurinë e tij milionëshe e ka krijuar me bizneset e tij në Rusi dhe republikat tjera të ish’Bashkimit Sovjetik, shkruan gazetametro.net.

Një fushatë e tillë tanimë ka filluar përmes një video të publikuar në rrjetin social në Facebook. Aty shfaqen figurat e Ramush Haradinajt e Kadri Veselit së bashku me presidentin amerikan Donald Trump, dhe në anën tjetër Isa Mustafa e Behgjet Pacolli, bashkpë me presidentin rus, Vladimir Putin.

Kjo fushatë speciale, për të sulmuar grupin kundërshtar politik, duket se do të jetë ‘sllogani’ jozyrtar i koalicionit PDK-AAK-NISMA, parti këto që të tria të dala nga lufta çlirimtare e UÇK’së. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë