Loading…

‘Ua them me fakte: Tito nuk ka ekzistuar’

  • 22/04/2019 | 14:13

‘Ua them me fakte: Tito nuk ka ekzistuar’

‘Tito nuk ka ekzistuar, e tëra ka qemë iluzion për popullin’, shkruan sipas B9-shit në faqen e Agjencisë qendrore të inteligjencës amerikane (CIA), nga e cila është hequr shenja e sekretit, transmeton Gazeta Metro.

Portali beogradas citon George Petersonin, i cili thotë se qytetarët e SFRJ-së së dikurshme kanë qenë në mashtrim në ëndrrën se po i udhëheq njeriu, i cili dallimet dhe mospajtimet ndërmjet tyre i ka shndërruar në vëllazërim bashkim.

“Ua them me fakte se Tito nuk ka ekzistuar dhe se kemi pasur një njeri tjetër, i cili e ka udhëhequr ish-Jugosllavinë”, ka thënë autori i librit “Mashtruesi” (Hohstaler) Miroslav Todorovic në teevizionin ‘Prva’.

Ai thotë se me decenie ka hulumtuar për Titon, se ka vizituar tëgjitha arkivat botërore dhe vendet në të cilat ka lëvizur.

Shton se askush nuk dëshiron të merret me analizën e ADN-nsë me çka do të dëshmohej se kush ka qenë Tito.

Ai thotë se shkaku i dokumenteve franceze, të cilave u përmbahet, ka pasur probleme pasi që nipi i Titos Joska e ka paditur dhe gjykimi ka zgjatur dy vite e oastaj është liruar. Është thënë se është marrë me fakte të cilat mund të dëshmohen.

Ai thotë se në dokumentet franceze nuk ekziston emri i babait, por vetëm i nënës së Brozit dhe se Titon e vërtetë e kanë këmbyer në frontin rus.

“Ky është njeri i Kominternit”, ka thënë për Titon e “rrejshëm”.

Por, historiani Dejan Ristic, nga ana tjetër, ka thënë se ai dokument ne faqen e CIA-s nuk ekziston.

“Kam provuar në mënyra të ndryshme ta gjej. Nuk ka dokument të tillë në sajtin e CIA-s”, ka thënë ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë