Ankuesja femër ka raportuar se i dyshuari me të cilin ka bashkëjetuar e kishte mbyllur në banesë, teksa e njëjta në pamundësi për të dalur ka njoftuar dy vëllezërit e saj (të dyshuar), të cilët posa janë takuar janë përleshur fizikisht me të dyshuarin e parë.
Me këtë rast si pasojë e përleshjes fizike të lartpërmendurit i kanë shkaktuar lëndime trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësor.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Gjilan (NN) 05.01.2022, 18:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ka bashkëjetuar e kishte mbyllur në banesë, dhe e njëjta në pamundësi për të dalur, ka njoftuar dy vëllezërit e saj-te dyshuarit meshkuj kosovar të cilët posa janë takuar, janë përleshur fizikisht me të dyshuarin e parë me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësor. Te dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”.