Loading…

U ‘zhduk’ pas humbjes në Prishtinë: Arben Vitia bëhet i gjallë pas tre muajsh

  • 22/02/2022 | 23:31

U ‘zhduk’ pas humbjes në Prishtinë: Arben Vitia bëhet i gjallë pas tre muajsh

Arben Vitia, i cili sa ishte ministër i Shëndetësisë, dilte pothuajsë çdo ditë në publik, e i cili çohej në ‘qiell’ me lëvdata nga shefi i tij Kurti, me të humbur zgjedhjet lokale në Prishtinë, u zhduk tërësisht nga jeta publike dhe rrjetet sociale. Sot më në fund, ai u shfaq në nje mbledhje partie të thirrur nga Albin Kurti, shkruan Gazeta Metro.


Mbrëmja e 14 nëntorit të vitit të kaluar, ishte hera e fundit kur Arben Vitia u pa në paraqitje publike. Me të uruar fitoren e Përparim Ramës, ish i pari i Ministrisë së Shëndetësisë nuk doli më në publik, e as nuk iu drejtua ndonjëherë rrjeteve sociale në tre muajt e fundit.

Megjithatë, Vitia ka marrë sot pjesë në takimin e thirrur nga kreu i VV’së, Albin Kurti, me kryetarët e Qendrave të partisë, pasi Vitisë iu besua përsëri Qendra e VV’së në kryeqytet.

Në fotografitë e publikuara në faqen zyrtare të partisë, Vitia shihet bashkë me koordinatorët e tjerë të Qendrave të VV’së.

Sipas njoftimit në Facebook, në këtë mbledhje u diskutua për zgjedhjet e brendshme që do t’i mbajë Lëvizja Vetëvendosje./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë