Loading…

‘U zhduk’ pas daljes nga Big Brother, dalin detajet për gjendjen e rënduar të Beatrix Ramosaj

  • 23/01/2022 | 15:43

‘U zhduk’ pas daljes nga Big Brother, dalin detajet për gjendjen e rënduar të Beatrix Ramosaj

Beatriks Ramosaj nuk mundi të ishte sot në Fun Club , pasi siç tha moderatorja Dojna Mema ajo ndihet shumë e ngarkuar psikologjikisht dhe në gjendje jo të mirë.


Ndërkohë të ftuarit në studio shprehën keqardhjen, duke thënë se Beatriks nuk ka pse të ndihet keq sepse nuk ka bërë asgjë të keqe dhe për tu ndjerë në faj, referuar marrëdhënies që ajo ndërtoi me Donaldin brenda shtëpisë së BB VIP.

Aulona Musta: Ne e pamë që ajo harroi lojën se iu dha ndjenjës, ajo është e keqja e vetes, është e turpshme kjo urrejtje ndaj saj. Të vetmit të këqij janë ata që kënaqen me gjendjen e keqe të tjetrit.

Flavio Qarri: jam zhgënjyer që nuk është këtu, nuk shoh arsye të jetë e ngarkuar psikologjikisht, për mendimin tim edhe historinë me Donaldin duhet ta kishte bërë më fortë, hyri si superstar aty, se ajo është një femrat më të bukura, dhe doli si shtëpiake që pret një djalë tani, ajo ka më shumë potencial se kaq, duhet të ishte më këmbëngulëse.

Aulona Musta: Kush e njeh Beatriksin e di që është shumë e ndrojtur, e paqtë dhe nuk ia do të keqen askujt.

Dagz: Beatriks është shumë pozitive, nuk ia do të keqen askujt, mbështetjen time e ka gjithmonë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë