Loading…

U tregoi të tjerëve ku po kontrollon Policia, gjobitet nga Gjykata

  • 22/06/2017 | 13:20

U tregoi të tjerëve ku po kontrollon Policia, gjobitet nga Gjykata

Një zviceran do të paguajë një gjobë, sepse me anë të Facebook-ut paralajmëronte shoferët e tjerë që në një rrugë të caktuar kishte kontroll të policisë.


Policia, sipas shtypit zviceran, paraqiti një ankesë kundër përdoruesit të Facebook-ut për këtë ‘solidaritet me shoferët”, shkruan albinfo.ch.

Ai mohon se e ka kryer veprën penale për kundërvajtje, por Gjykata e St Gallen e ka shpallur fajtor dhe vendosi një gjobë prej 200 frangash zvicerane.

Gjykata shpjegoi se shoferi dënohet për shkak se “paralajmërimi publik në komunikacion është i ndaluar nga viti 2013”.

Paralajmërimi i shoferit ishte postuar në grupin në Facebook që kishte rreth 30 mijë anëtarë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë