Loading…

‘U trajtova si kriminel, së shpejti takohem me Ahmetin’: Reagon ashpër Toverlani

  • 28/10/2021 | 16:25

‘U trajtova si kriminel, së shpejti takohem me Ahmetin’: Reagon ashpër Toverlani

Trajneri i njohur kosovar, Afrim Toverlani ka folur për herë të parë për rastin e raportuar ditë më parë, ku pretendohej se ky i fundit kishte kërcënuar me thikë, kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, por që sipas Toverlanit e vërteta është krejt ndryshe, shkruan Gazeta Metro. 


Toverlani ka thënë se është befasuar me raportimin që mediat i kanë bërë rastit të tij, e që sipas tij e vërteta është krejt ndryshe, ndërsa ka mohuar ta ketë kërcënuar Ahmeti.

“Ne fakt e verteta e ketij rasti eshte shume me ndryshe dhe se une njihem shume moti me Shpendin, dhe nuk eshte e vertete se e kam kercenuar, gje te cilen e ka mohuar edhe vet kryetari i Prishtines Shpend Ahmeti me postimin e tij ne profilin personal ne facebook”, tha Toverlani.

Ai tutje ka thënë se të parin e Prishtinës e ka mik dhe së shpejti do të pinë edhe kafe së bashku.

Toverlani ka thënë se njihet shumë moti me Ahmetin dhe ka akuzuar mediat duke thënë se ato e trajtuan si një kriminel, edhe pse, siç thotë ai, duke mos pasur asnjë fakt mbi të vërtetën e rastit.

Postimi i plotë:

Falenderoj te gjithe te cilet kane shpreh interesim lidhur me rastin tim.
Jam shume i befasuar nga ana e mediave te Kosoves se si e kane trajtuar dhe paraqitur ndodhin time me tituj skandaloz dhe bombastik ne raport me mikun tim Shpend Ahmeti.
Ne fakt e verteta e ketij rasti eshte shume me ndryshe dhe se une njihem shume moti me Shpendin, dhe nuk eshte e vertete se e kam kercenuar, gje te cilen e ka mohuar edhe vet kryetari i Prishtines Shpend Ahmeti me postimin e tij ne profilin personal ne facebook.
E falenderoj per deklarimin korrekt Shpend Ahmetin dhe mohimin e tij lidhur me titujt e mediave, kinse une e kam kercenuar me thike kryetarin e Prishtines dhe se e verteta e ketij rasti nuk eshte pasqyruar nga ana e mediave se si ka qene puna dhe me kane trajtuar si nje “kriminel” duke mos pasur asnje fakt apo edhe prove mbi te verteten e rastit.
Eshte per te ardhur keq se si mediat e Kosoves, keqperdorin emrat tone qe te perfitojne per interesat e tyre!
Se shpejti do te pijmë kafe me Shpendin../gazetametro.net

Policia konfirmon kërcënimin me thikë të Toverlanit ndaj Shpend Ahmetit

Shpend Ahmeti mohon se është kërcënuar nga Afrim Tovërlani

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë