Loading…

U tha se do të ketë takime të rregullta mes Kurtit dhe Vucicit në Bruksel, por BE ende s’ka datë të konfirmuar

  • 05/10/2022 | 11:53

U tha se do të ketë takime të rregullta mes Kurtit dhe Vucicit në Bruksel, por BE ende s’ka datë të konfirmuar

Procesi i dialogut Kosovë-Serbi tashmë ka hyrë në një fazë të re, pasi që përveç angazhimit të BE-së dhe SHBA-ve në këtë proces janë përfshirë edhe Gjermania dhe Franca.


Ndonëse në takimin e fundit të mbajtur në muajin gusht në nivel të lartë, pati pajtueshmëri për takime të rregullta në baza mujore, ende nuk ka datë të konfirmuar për takimin e radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në një përgjigje për Telegrafin tha se në këtë fazë nuk ka ndonjë takim të paralajmëruar.

“Në këtë fazë – fillimi i tetorit, nuk kemi asgjë të re për të konfirmuar. Si gjithmonë, ne do të njoftojmë për çdo takim të ardhshëm në Bruksel ose ndonjë iniciativë të re nëse është e përshtatshme”, ka thënë Stano.

Kujtojmë se javë më parë është publikuar një dokument që thuhej se ishte “korniza e re” e propozuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas këtij dokumenti, njohja reciproke nuk është më pjesë e marrëveshjes finale, por që ndër tjera Kosovës i garantohen njohjet e pesë vendeve të BE-së.

Lidhur me këtë kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar se nuk i komenton dokumentet pa autor.

Më 15 shtator, përfaqësuesi i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak zhvilloi takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi.

Ai tha se qëllim i vizitës së tij në Prishtinë është “çuarja përpara” e këtij procesi.

Lajçak tha se në takim u bisedua për “vazhdimin e dialogut” dhe për takimin e ardhshëm të Kurtit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kurti dhe Vuçiq u takuan për herë të fundit në Bruksel më 18 gusht. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011 dhe ka për qëllim normalizimin e plotë të raporteve.

Palët kanë dallime të mëdha sa i përket përfundimit të këtij procesi. Përderisa Kosova kërkon që një marrëveshje përfundimtare të përfshijë njohjen reciproke, Serbia ka thënë se dëshiron një zgjidhje kompromisi, pa specifikuar se çfarë do të nënkuptonte një zgjidhje e tillë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë