Loading…

U tha se dha dorëheqje nga presioni politik: Drejtoresha e Gjimnazit ‘Frang Bardhi’ sot e priti në takim Agim Bahtirin

  • 30/09/2019 | 19:09

U tha se dha dorëheqje nga presioni politik: Drejtoresha e Gjimnazit ‘Frang Bardhi’ sot e priti në takim Agim Bahtirin

Dje u raportua se drejtoresha e Gjimnazit ‘Frang Bardhi’, Zybejde Gogoli-Latifi, kishte dhënë dorëheqje ditë më parë nga pozita e saj për shkak të presioneve politike për regjistrim të nxënësve, por ajo sot është parë në një takim me Kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin, i cili kishte shkuar për vizitë në këtë shkollë, transmeton Gazeta Metro.


Gjatë ditës se djeshme u raportua se Zybejde Gogoli-Latifi, drejtoresh në Gjimnazin ‘Frang Bardhi’ i kishin shkuar listat e gatshme e nxënësve për pranim nga njerëz me influencë në Komunën e Mitrovicës. Dhe se kjo ishte arsyeja që drejtoresha kishte dhënë dorëheqje.

Me tej thuhej, se lista që e çoi deri në dorëheqje drejtoreshën, ishte përgatitur pas afateve dhe ishte me emra të nxënësve që nuk kishin plotësuar kriteret e konkursit që ishte shpallur disa javë më parë.

Por e gjithë kjo del të mos jetë e saktë, pasi sot drejtoresha Zybejde Gogoli-Latifi, e Gjimnazit ‘Frang Bardhi’ në Mitrovicë është parë në zyrën e saj në një takim më Agim Bahtrin, nga vizita që ky i fundit i ka bërë këtij gjimnazi.

Ndryshe, vizitën dhe takimin e Agim Bahtirit, kryetarit të Mitrovicës me drejtoreshën në fjalë, mund ta shini edhe ne fotot dhe statusin e Komunës se Mitrovicës për këtë takim që është zhvilluar sot./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë