Loading…

U tha se anëtarët e saj po kalojnë në Vetëvendosje, reagon PDK

  • 09/04/2019 | 19:36

U tha se anëtarët e saj po kalojnë në Vetëvendosje, reagon PDK

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Obiliq, ka reaguar pas lajmeve në disa media, se një numër i lartë i anëtarëve të kësaj dege ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje, transmeton Gazeta Metro.


Kryetari i Nëndegës së PDK-së në këtë fshat, Ali Pllana, e ka mohuar këtë lajm dhe ka thënë se nuk mund të jep përgjegjësi për rastet individuale.

“Ju njoftoj se nga mbrëmë ka qarkulluar një shkrim se kinse 90% e anëtarësisë së Nëndegës së PDK -së në Fshatin Bakshi kanë kaluar në Lëvizjen Vv. Unë si kryetar i Nëndegës së PDK -së në këtë fshat e demantoj këtë lajm dhe e cilësoj si të pa vërtetë”, ka shkruar ai.

Pllana ka shtuar nuk mund t’i ndalë dhe të jep përgjegjësi për rastet individuale, derisa ka shtuar se PDK e vazhdon punën e saj.

“Rastet individuale nuk mund ti ndalojmë dhe nuk japim përgjegjsi. Njëherit ju informoj se Nëndega e PDK-së -Bakshi vazhdon punën dhe i kryen detyrat me përgjegjsi të plotë”, ka përfunduar ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë