Loading…

U tërhoq nga gara për kryetar të Mitrovicës së Veriut, tani Arsenijevic regjistron parti në KQZ

  • 06/12/2023 | 15:20

U tërhoq nga gara për kryetar të Mitrovicës së Veriut, tani Arsenijevic regjistron parti në KQZ

Partia politike “Srpska Demokratija”, është regjistruar edhe zyrtarisht në Republikën e Kosovës. Kjo u bë në mbledhjen e radhës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.


Kryetar i kësaj partie Aleksandar Arsenijeviq. Ai ka qenë kandidati i vetëm serb për kryetar të Mitrovicës së Veriut në zgjedhje e kaluara, e që ishte tërhequr nga gara para mbajtjes së tyre.

Besnik Buzhala nga Zyra e Partive Politike, tha se pas verifikimit të të gjitha dokumenteve është konstatuar se ato janë në përputhje me ligjet në fuqi.

“Pas pranimit të aplikacionit, Zyra ka shqyrtuar këto dokumente dhe lista e nënshkrimeve është verifikuar edhe nga Sekretariati i KQZ-së, ku partia politike ka paguar edhe taksën për regjistrim. Pas plotësimit të këtyre dokumenteve, është vërejtur se dokumenti është në përputhje me nenin 13 të zgjedhjeve”.

Gjithashtu aty u tha se Agjencia e Statistikave të Kosovës më datë 29 nëntor të këtij viti ka kërkuar nga KQZ rreth 700 kuti të votimit të cilat do t’i përdor për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (REKOS).

 

Vendos KQZ’ja, regjistrohet një parti serbe në Kosovë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë