Loading…

U tallën me infektimin e Erdogan me koronavirus, arrestohen 5 persona

  • 06/02/2022 | 17:17

U tallën me infektimin e Erdogan me koronavirus, arrestohen 5 persona

Policia turke arrestoi të dielën 5 persona për disa komente ndaj Presidentit të vendit, Recep Tayyip Erdogan, duke u tallur me faktin që është infektuar me Covid-19.


Sipas gazetës turke “Hürriyet”, departamenti i krimeve kibernetike hetoi 36 profile nëpër rrjetet sociale dhe urdhëroi arrestimin e 8 personave, por deri tani janë zbatuar vetëm 5 urdhër-arreste.

Emri më i njohur mes të arrestuarve është Derya Büyükuncu, notar olimpik që është tërhequr që nga viti 2012 dhe i famshëm për pjesëmarrje në spektakle të ndryshme televizive në Turqi. Ai u arrestua pasi iu përgjigj me një koment sarkastik “tweet”-it të vetë Erdoganit, i cili u kishte kërkuar ndjekësve të tij që të luteshin për një shërim sa më të shpejtë.

“U infektua me koronavirus dhe tani kërkon që të lutemi. Do të lutemi, pa merak. Unë kam nisur të bëj që tani hallvë dhe do ta shpërndaj sapo të vijë momenti”, kishte shkruar ish-notari, duke iu referuar zakonit për të bërë hallvë kur ndodh një vdekje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë