Loading…

U suspendua nga puna për shkak se çonte pacientët në klinka private: Flet vetë kardiologu

  • 12/04/2019 | 19:58

U suspendua nga puna për shkak se çonte pacientët në klinka private: Flet vetë kardiologu

Kardiologu Gani Bajraktari është suspenduar nga puna, e që sipas SHSKUK-së kjo është bërë për shkak se ai ka referuar pacientët nga QKUK-ja për kurim në institucione private shëndetësore. Por, vet Bajraktari e mohon këtë.


Kardiologu Gani Bajraktari, është suspenduar nga puna në Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Përmes një përgjigje telefonike, drejtori i SHSKUK-së Basri Sejdiu, tha se një vendim i tillë është marr, pasi Bajraktari ka referuar një pacient nga QKUK-ja në klinikë private për trajtim shëndetësor. Lënda e tij është dërguar në komision disiplinor i cili po e trajton këtë rast.

Mirëpo, për suspendimin e tij kardiologu Gani Bajraktari, thotë se nuk ka qenë fare në dijeni dhe se këtë lajm e ka kuptuar nga mediat.

“Nuk kam as lajmërim as me gojë as me shkrim, e mora vesh nga mediat. Nuk e di as për çfarë bëhet fjalë. Ky është tmerri i Zotit. Një person që është në pushim vjetor, pa ditur për rastin suspendohet”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Gani Bajraktari.

Ai mohon të ketë referuar pacient në klinika private, dhe thotë se e gjithë kjo po bëhet si shenjë hakmarrje nga një studim që ai ka bërë për klinikën e Kardiologjisë Invazive.

“Këto i kanë bërë pas daljes së skandalit më të madh në mjekësi. Rritja e vdekshmërisë 50% nga 2015-2017, i ka shqetësuar tej mase ata, dhe motivacioni i tyre është që të ma mbyllin gojën që të mos flasë, por nuk do ta arrijnë këtë”,  shtoi më tej Gani Bajraktari.

Bajraktari, edhe vitin e kaluar ishte suspenduar tre muaj nga puna, nga Komisioni Disiplinor  pasi ndaj tij ishin ngritur akuza se ai kishte referuar pacient për trajtim në institucione private shëndetësore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë