Loading…

U shpall ‘Artisti i dekadës’: Vëmendjen mori djali i tij pasi u ngjitë për herë të parë në skenë

  • 24/05/2021 | 14:50

U shpall ‘Artisti i dekadës’: Vëmendjen mori djali i tij pasi u ngjitë për herë të parë në skenë

Kanë kaluar tre vite e ca që nga ardhja në jetë e djalit bukurosh të Drake, të quajtur Adonis. Reperi, i cili më herët e pati shumë të vështirë të pranonte djalin e tij.


Së fundmi, Drake ka triumfuar në “Billboard Music Aëards” pasi arriti të rrëmbejë çmimin si ”Artisti i dekadës”.

Ai u ngjit në skenë për të pranuar çmimin bashkë me të birin 3 vjeçar, Adonisin dhe falenderoi nga skena familjen e tij. Këtë fjalin, ai e përfundoi duke ngritur në krahë Adonisin, të cilit i dedikoi dhe çmimin.

“Dua t’ia kushtoj këtë çmim miqve të mi, dua t’ia kushtoj këtë çmim bashkëpunëtorëve prej një kohe të gjatë. Dua t’ia kushtoj këtë çmim të gjithë bashkëmoshatarëve të mi, të gjitha vendimet tuaja dhe muzika që bëni me të vërtetë më bën që të kuptoj se çfarë duhet të bëj më tej. Faleminderit familjes time të bukur“, tha Drake.

Kujtojmë se më 11 tetor 2017, Sophie lindi Adonis, por Drake nuk e pranoi që ishte bërë baba deri në daljen e albumit të tij Scorpion në fund të qershorit 2018. Duhet të kalonin 2 vite që Drake të publikonte foto edhe me nënën e djalit, Sophie Brussaux, 30 vjeç me të cilën duket se reperi ka ruajtur një marrëdhënie miqësore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë