Loading…

U shkarkua nga bordi i KEK’ut, Hoxha: Kurti emëroi militantë, nuk na e vazhduan punën e mirë

  • 25/05/2021 | 22:53

U shkarkua nga bordi i KEK’ut, Hoxha: Kurti emëroi militantë, nuk na e vazhduan punën e mirë

Fadil Hoxha, tashmë i shkarkuar ng Bordi i Drejtorëve të KEK’ut është deklaruar për vendimin e Qeverisë Kurti në këtë rast, duke theksuar punën që është bërë prej tyre, ndërkohë edhe zëvendësimin e bërë me militantë të VV’së.


Reagimi i plotë:

E përfundova me sukses punën si drejtor në Bordin e Drejtorëve në Korporatën Energjetike të Kosovës – KEK.

Kjo punë me sukses, me nderë dhe profesionalizëm, nuk u vazhdua nga Qeveria e Kosovës, e kryesuar nga Kreyministri Kurti.

Për 7 muaj, së bashku ma anëtarët tjerë të Bordit, dhash gjithçka që të punohet me nderë, pa korrupsion, pa keqpërdorime, pa nepotizëm e favore dhe, natyrisht, gjithnjë duke respektuar në tërësi liģjet e Kosovës në fuqi.

Me këtë punë të mirë po e lëmë një ndërmarrje publike, siç është KEK-u, me rekord në prodhim, edhe pse në kohë pandemie, dhe me rezultate financiare të shkëlqyeshme meqë korporata KEK do të ketë rreth 30 milionë euro fitim neto për vitin 2020.

Megjithatë, me gjithë këto suksese e punë të mirë, Qeveria Kurti emëroi një Bord të ri të përkohshëm, po atë bord dhe të njëjtit njerëz që kishte emëruar vitin e kaluar, dhe që shquhet për avansime menaxheriale të militantëve partiak të subjektit fitues në zgjedhjet e fundit.

Ky emërim, përveç që largoi ata që punuan me nder e me sukses, është bërë pa respektim të procedurave ligjore dhe pa kurrfarë arsyetimi se pse nuk u vazhdua puna e mirë e bordit paraprak.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë