Loading…

U sëmurë me 7 mars dhe vdiq sot: Kjo është biografia e Leze Qenës

  • 25/03/2020 | 11:31

U sëmurë me 7 mars dhe vdiq sot: Kjo është biografia e Leze Qenës

Aktorja Leze Qena ka vdekur sot në moshën 85 vjeçare. në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), shkruan Gazeta Metro.


Leze Qena lindi në Prizren, me 1 Mars 1935, ku  shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, për të vazhduar më pas në Prishtinë.

Ajo kishte studiuar aktrimin, ku më pas u bë edhe aktore shumë e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar.

Lezja ishte e martuar me Xhevat Qenën i cili ka vdekur vite më parë.  Çifti Qena kishin aktruar bashkë në shumë filma, seriale e komedi.

Aktorja e dashur për publikun shqiptar Leze Qena, kishte aktruar në këto seri televizive, si: Mahmutovitët dhe Rexhepovitët – (komedi, 2000), Po e zëm, po e zëm – (mini TV seri, 1970), Ditari i Lec Pazhecit – (mini TV seri, 1975), I ikuri – (seri TV për fëmije 1980)seri e njohur edhe si Fidani, Shkolla e fshatit (TV, 1987), Qesh e ngjesh – (TV, 1982), Të gjithë me ne – (mini TV seri, 2000), Familja moderne(TV,2001-2011), Kombinati (2012-2015).

Ajo ishte sëmurë rëndë me 7 mars të këtij, pak ditë pasi mbushi 85 vjeç. Ndërsa sot familjar të saj kanë njoftuar se ka vdekur në QKUK. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë