Loading…

U rrëmbye dhe u dhunua, çka deklaroi 18-vjeçarja në Polici

  • 14/08/2022 | 09:55

U rrëmbye dhe u dhunua, çka deklaroi 18-vjeçarja në Polici

Mbrëmjen e 12 gushtit, një 18-vjeçare në Mitrovicë, u rrëmbye nga dy persona. Kështu ka deklaruar vetë viktima para zyrtarëve policorë.


Sipas raportit 24-orësh, 18-vjeçarja ka thënë se dy persona e kanë futur me forcë në një veturë, ia kanë mbyllur gojën dhe sytë. Ajo ka thënë se për rreth dy orë ka qëndruar në një lokacion, deri më tani të panjohur.

Raporti i plotë i Policisë:

RRËMBIM & DHUNIM | Mitrovicë, 12.08.2022 19:30.

Viktima femër kosovare ka raportuar se të dyshuar deri më tani të pa njohur, me forcë e kanë futur në një makinë, i kanë mbyllur gojën dhe sytë dhe për një periudhë prej rreth dy orëve e kanë mbajtur në një lokacion deri më tani të pa njohur e më pas e kanë liruar. Gjithashtu sipas viktimës të dyshuarit kanë ushtruar dhunë ndaj viktimës. Janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar dy prej tyre për rastin e rrëmbimit dhe një për rast të dhunimit nën dyshimin se në muajin mars e ka dhunuar viktimën. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë