Loading…

U raportua sherr në zhveshtore për shiritin e kapitenit: Reagon Maguire

  • 18/02/2022 | 16:49

U raportua sherr në zhveshtore për shiritin e kapitenit: Reagon Maguire

Mediat angleze raportuan se Ronaldo dhe Maguire ishin përfshirë në luftë për pushtet për kapitenin e Manchester United, ndërsa kapiteni aktual ishte i shpejtë për t’i hedhur poshtë këto thashetheme, transmeton Gazeta Metro.


Ka kohë që dalin zëra nga zhveshtorja e gjigantit anglez United, rreth asaj se lojtarët janë të pakënaqur me shumë gjëra, e njëra ndër to është edhe fakti se Harry Maguire vazhdon të mbajë shiritin e kapitenit përkundër performancave të dobëta.

Gazetari i Mirror Football, David McDonnell, tha se Ronaldo ishte përfshirë në një diskutim të ashpër me trajnerin se atij duhej t’i takonte roli i kapitenit dhe jo mbrojtësit anglez.

Harry Maguire menjëherë reagoi në Twitter, duke thënë: “Kam parë shumë thashetheme për këtë klub që nuk janë të vërteta dhe kjo është një tjetër e tillë. Nuk do të filloj të postoj për gjithçka që është shkruar, por duhej ta bëja të qartë këtë. Ne jemi të bashkuar dhe të fokusuar të dielën. Shijojeni ditën tuaj të gjithë.”

Shumë herë kanë dalur thashetheme nga zhveshtorja e United për shumë gjëra, ndërsa është raportuar se këto rrjedhje informacionesh dalin nga vetë lojtarët. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë