Kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit të mbajtur me kryeminsitrin Albin Kurti, iu është drejtuar medieve nga të cilat është pyetur nëse ajo do të propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje si mandatare për kryeministër, transmeton Gazeta Metro.
E pyetur nga gazetaët nëse VV do ta propozonte si shefe të ekzekutivit, ajo ka deklaruar se nuk do të flas për këto çështje të cilat i quajti puro politike.
Megjithatë, Osmani shton se shumica prej këtyre lajmeve janë spekulime për të cilat do të përgjigjet më vonë.
“Në radhë të parë nuk dua që të flas për këto çështje puro politike kur qëllim i vetëm i pjesëmarrjes lidhet me bashkëpunimin ndërinstitucional, për pjesën e dytë të pyetjes tuaj në një moment tjetër do të dua të përgjigjem, shumica dërmuese janë spekulime, po do të përgjigjem më vonë”, ka thënë ajo. /gazetametro.net