Loading…

U plagos gjatë aksionit në veri: Kjo është gjendja shëndetësore e policit të Kosovës

  • 28/05/2019 | 16:49

U plagos gjatë aksionit në veri: Kjo është gjendja shëndetësore e policit të Kosovës

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj, bashkë me disa prokurorë të kësaj prokurorie, dhe me kolonel Nexhmi Krasniqi, drejtor rajonal i Kufirit në Gjakovë, vizituan policin Hysen Ademi, të plagosur sot, në Mitrovicën veriore, në aksionin e organizuar nga Policia e Kosovës.


Ata me këtë rast i uruan policit Ademi shërim të shpejtë dhe kthim te familja dhe detyra e tij.

Mjeku kujdestar në Spitalin Rajonal të Gjakovës “Isa Grezda”, Ali Tolaj, tha se gjendja shëndetësore e policit të plagosur është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë