Loading…

U përmend të emërohet si ambasador në SHBA, flet Skënder Hyseni

  • 06/03/2020 | 09:56

U përmend të emërohet si ambasador në SHBA, flet Skënder Hyseni

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka propozuar tërheqjen nga misionet diplomatike të shtatë ambasadorëve dhe konsujve, e në mesin e tyre edhe të ambasadores në SHBA, Vlora Çitakun.

E në media kanë qarkulluar dy emra të cilët janë lakuar se mund të jenë pasardhës të Çitakut.

Në mesin e tyre është Skënder Hyseni i LDK-së, i cili sipas disa medieve në vend, është propozuar që të emërohet ambasador i Kosovës në ShBA.

Por i kontaktuar nga Periskopi, ish ministri i Punëve të jashtme, e ka quajtur të pavërtetë lajmin se ai është propozuar që të jetë përfaqësuesi i Kosovës në ShBA.

Ai tha se ‘nuk dëshiron që të komentojë të pavërteta’.

“Nuk dua të komentoj asgjë, përderisa s’ka diçka të vërtetë’, tha Hyseni për Periskopin.

Përveç Skënder Hysenit, për ambasador të mundshëm të Kosovës në Amerikë është lakuar edhe emri i publicistit Veton Surroi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë