Loading…

U përmend si personi që mundësoi kalimin nga PDK në VV: Adelina Grainca publikon xhaxhain e saj

  • 07/04/2021 | 22:40

U përmend si personi që mundësoi kalimin nga PDK në VV: Adelina Grainca publikon xhaxhain e saj

Pas kalimit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), ka ardhur edhe një reagim nga deputetja, Adelina Grainca. Ajo e ka publikuar një fotografi me xhaxhain e saj, shkruan Gazeta Metro.


Deputetja Grainca në Facebook ka publikuar një fotografi me xhaxhain e tij, të apostrofuar si personi që “negocioi kalimin e saj në Lëvizjen Vetëvendosje”.

Ajo ka falenderuar publikisht xhaxhain e saj, për të cilin thotë se përherë ka punuar për të mirën e vendit.

“Këto ditë emri im dhe i familjarëve të mi u lakua vazhdimisht me pretekst krejtësisht shpifës! Luli për mua nuk është vetëm xhaxhi im, por edhe prind e shoku im më i ngushtë, mbështetja më e madhe që unë kam. Publikisht sikurse para zgjedhjeve e edhe tani, do e falenderoja për të gjitha, do të të bëj krenar ty dhe gjithë familjen duke punuar përherë në të mirë të vendit tonë!”, ka shkruar Grainca.

Më poshtë postimi i plotë i saj. /gazetametro.net

Këto ditë emri im dhe i familjarëve të mi u lakua vazhdimisht me pretekst krejtësisht shpifës!

Luli për mua nuk…

Posted by Adelina Grainca on E mërkurë, 7 April 2021

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë