Loading…

U mbyt në liqenin e Pogradecit, gjendet trupi i 32-vjeçarit

  • 10/08/2026 | 20:22

U mbyt në liqenin e Pogradecit, gjendet trupi i 32-vjeçarit

Një 32-vjeçar nga Liboniku i Maliqit ka humbur jetën pasi dyshohet se ra në ujërat e liqenit të Pogradecit gjatë pasdites së sotme, përcjell Gazeta Metro.


Pas kërkimeve të ekipeve të emergjencës, trupi i të riut është nxjerrë nga liqeni dhe është dërguar në morgun e Spitalit të Pogradecit.

Sipas informacioneve të para, viktima ishte në një varkë pedalinë bashkë me dy persona të tjerë, rreth 150 metra larg bregut. Dyshohet se gjatë kohës që po qëndronin në varkë, ai ka rënë në ujë.

Mësohet se 32-vjeçari nuk ishte notar i mirë dhe pas rënies në liqen nuk ka arritur të qëndrojë në sipërfaqe. Dy personat që ishin me të nuk kanë mundur ta shpëtojnë.

Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar saktësisht se si ndodhi ngjarja./gazetametro.net

Tragjedi në Pogradec: Humb jetën 32-vjeçari pasi u hodh nga varka në liqen

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë