Loading…

‘U largova nga Shqipëria kur isha dy vjeç’: Asllani i emocionuar me transferimin e tij tek Inter

  • 30/06/2022 | 21:53

‘U largova nga Shqipëria kur isha dy vjeç’: Asllani i emocionuar me transferimin e tij tek Inter

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani, është shprehur tejet i lumtur me transferimin e tij tek Inter. Ai ka thënë se asnjëherë nuk e kishte imagjinuar se do të ndodhte kalimi i tij te ‘Nerazzurrët’, transmeton Gazeta Metro.


Gjatë ditës së sotme ish-mesfushori i Empolit u zyrtarizua si lojtari më i ri i Inter, me klubin e cila ditën e djeshme zyrtarizoi edhe sulmuesin belg, Romelu Lukaku.

Për faqen zyrtare të klubit Asllani ka deklaruar se ishte larguar nga Shqipëria kur kishte qenë vetëm dy vjeç dhe gjithashtu në Itali ka përfunduar edhe shkollimin dhe ka mësuar të luaj futboll.

”Tungjatjeta tifozë të Inter. Nuk mund të pres t’ia fillojë. Kurrë nuk e kam imagjinuar këtë. U largova nga Shqipëria kur isha dy vjeç dhe erdha në Itali. E kam kryer gjithë shkollimin mirë në Itali dhe kam mësuar futbollin këtu. Kurrë nuk e kam imagjinuar se kjo do të ndodhte,” tha 20-vjeçari.

Mesfushori shqiptar gjatë sezonit të kaluar me Empolin ka zhvilluar 23 ndeshje në Serie A, derisa e kishte shënuar edhe një gol. Interesant është fakti se këtë gol ai e kishte shënuar pikërisht ndaj Interit. /gazetametro.net

‘Epike nga kroati’: Reagon Ivan Perisic pasi Kristjan Asllani morri numrin e tij tek Inter

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë