Loading…

U kërkua dorëheqja e Duda Baljes pas komenteve për LGBT: Reagon Behgjet Pacolli

  • 23/02/2022 | 22:00

U kërkua dorëheqja e Duda Baljes pas komenteve për LGBT: Reagon Behgjet Pacolli

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli ka kërkuar dorëheqjen e deputetes Duda Balje nga Grupi Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Kosovës ku ajo është kryetare. Behgjet Pacolli, deputet i Kuvendit, ka reaguar menjëherë duke e mbështetur Baljen, shkruan Gazeta Metro.


Lidhur me këtë çështje, Pacolli tha se propozimi i Demollit për shkarkimin e Balje ishte i pavend dhe i nxituar.

Ai tha se Duda Balje zgjodh me votën e lirë të popullit, nga ku mbështetët edhe pozicioni i saj në komisionin parlamentar.

“Deputetja Duda Balje u zgjodh me votën e lirë të popullit, nga ku mbështetët edhe pozicioni i saj në komisionin parlamentar. Mendoj se propozimi i znj. Luljeta Demolli, për shkarkimin e znj. Balje ishte i pavend dhe i nxituar”, tha Pacolli në Facebook.

Ndryshe, Balje njoftoi se ajo do të votojë kundër ligjit për martesa mes gjinisë së njëjtë, duke thënë se respekton vlerat e familjes dhe fesë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë