Loading…

U kapën 2 tonë mish i prishur, por shefi i AVUK’ut insiston: Mishi është i sigurt!

  • 24/03/2018 | 14:19

U kapën 2 tonë mish i prishur, por shefi i AVUK’ut insiston: Mishi është i sigurt!

Shefi i AVUK-ut, Veldet Gjinovci ka siguruar qytetarët se mishi në Kosovë është i sigurt dhe agjencia që ai e udhëheqë bën kontrolle sistematike për të parandaluar produkte pa afat në treg.


Në RTK, ai ka thënë se skandalin me mishin nga Belgjika e kanë zbuluar vet inspektoret e AUV-it, dhe sipas tij 40 ton mish janë asgjësuar dhe se ai mish nuk ka qenë në tregjet apo marketet e Kosovës për asnjë sekond.

Gjinovci ka paralajmëruar të gjithë ata që merren me industrinë e mishit por edhe me produkte të tjera që të mos ndihen të qetë nëse tentojnë të bëjnë gjëra të pandërgjegjshme sepse nuk do të lihen rehat nga AVUK-i dhe prokuroria.

Shefi i AVUK-ut, foli edhe për konfiskimin e mishit nga inspektorët komunal të Mitrovicës duke e vlerësuar punën e tyre, por ai kërkoi që të gjithë inspektorët të jenë nën ombrellën e AVUK-ut. Gjinovci dha edhe një lajm për fermerët, të cilët i siguroi se këtë vit nuk do të ketë asnjë mungesë të vaksinave për gjedhet të cilat vitin e kaluar ishin prekur nga sëmundja gungore e lëkurës. Gjinovci tha se janë siguruar të gjitha vaksinat, dhe bëri thirrje për bashkëpunim me fermerët.

Ndryshe, Metro fillimisht ka raportuar për mishin e prishur të konfiskuar në Mitrovicë në frigoriferët e ETC’së e Viva Freshit.

E pas gjithë kësaj, edhe inspektorati në Ferizaj dje ka konfiskuar rreth 1 ton mish të prishur e me afat të skaduar në këtë qytet.

http://gazetametro.net/skandal-shteti-konfiskon-1-1-ton-mish-te-prishur-ne-mitrovice/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë