Një 23-vjeçar shqiptar, i kapur duke vjedhur në një apartament, ka arritur të futet mes hekurave të dhomës së paraburgimit falë trupit të imët. Ndërtesa e re e policisë në Monza u përurua në prill në prani të Salvinit.
Policia e arrestoi shqiptarin në 4 të natës, duke e kapur në ballkonin e një apartamenti në Monza që sapo e kishte plaçkitur. Por në 11:30 të paradites së djeshme, ora e nisjes së procesit por Elidon Gega kishte avulluar.
Shqiptari që bënte 23 vjeç për pak ditë, duke përfituar nga hutimi i agjentëve është arratisur nga dhoma e të ndaluarëve të kuesturës së re.
Duke dalë përmes hekurave, shqiptari ka hapur më pas një dritare, ka dalë në zonën e jashtme të godinës dhe pasi ka kapërcyer një mur mbi 4 metër të lartë ka rifituar lirinë.
Një arratisje jo e pamundur për një si ai, hajdut akrobat që me sa duket është i stërvitur për t’u kacavjerrë nëpër çati e ballkone.
Ajo e Gegajt dukej një nga arrestimet e zakonshme “të verës”, kur fenomeni i vjedhjeve nëpër banesa pëson një rritje, me angazhimin pasues të policisë në territor. Tek shqiptari agjentët arritën falë denoncimit të një qytetari që jeton në një godinë në rrugën Debussy, në lagjen Cazzaniga. Në gjysmë të rrugës, në linjë ajrore, midis Villa Reale dhe vetë Kuesturës.
Qytetari dëgjoi zhurma të dyshimta që vinin nga apartamenti mbi të, pronarët e të cilit ishin me pushime. Ndërhyrja e policisë ishte shumë e shpejtë. Gegaj, i cili po zbriste nga kati i dytë, është bllokuar në ballkon nga i njëjti qytetar i cili thirri policinë. Me shqiptarin kishte një bashkëpunëtor: ai kërcen dhe arrin të largohet më këmbë.
22-vjeçari, nga ana tjetër, kapet gafil me mallrat e vjedhura, të cilat kishte tentuar më kot t’i hidhte në një kosh plehrash: katër orë, katër unaza dhe medalje ari, një vathë dhe një gjerdan metalik të çmuar, si dhe monedha të vogla një euro e pesëdhjetë cent.
Të enjten do të dilte para gjykatës për masën e arrestit por Gegaj u zhduk duke i lënë të gjithë me duar bosh.