Fermerët e Shqipërisë protestuan sot para Ministrisë së Bujqësisë atje.
Ata kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për heqjen e naftës pa taksa si dhe për shtrenjtimin e inputeve bujqësore.
“Vetëm fjalë boshe na japin, asnjë subvencionim. Vetëm gënjeshtra! Këta mbështesin prodhimin serb dhe prodhimin grek. Jemi të falimentuar”, tha njëri prej protestuesve.
“Ministria e Bujqësisë të na mbështesë, të paktën ta marrim naftën si jahtet. Nëse qeveria nuk do, atëherë do të hamë plehrat e serbit”, shtoi fermeri për a2cnn.