Këngëtarja e njohur Rona Nishliu sot ka vizituar shtëpinë e saj në veri të Mitrovicës.
Këngëtarja Nishliu, si shumë shqiptarë të tjerë të asaj pjese të Kosovës, para 24 vjetëve ishte detyruar të largohej nga shtëpia e saj, e cila tashmë ka mbetur gërmadhë.
Këngëtarja ka publikuar pamje nga vizita e saj në shtëpinë e saj ku është rritur, e që duket se kjo vizitë edhe e ka emocionuar këngëtaren.
“24 vjet të gjata… Më fal!”, është përshkrimi i Nishliut në fotografinë e publikuar.