Vincent Simmons, një burrë nga Luiziana, i cili luftoi për 44 vjet për të përmbysur dënimin e tij për akuzat për tentativë përdhunimi, i është hequr vendimi dhe akuzat janë hedhur poshtë, transmeton Gazeta Metro.
Në vitin 1977, iu deshën vetëm pak minuta që një juri prej 11 burrash të bardhë dhe një gruaje me ngjyrë të dënonte Simmons, i cili është me ngjyrë, për tentativën e sulmit seksual të motrave binjake 14-vjeçe.
“Ai është një njeri i lirë. Ai u lirua disa orë më parë nga burgu shtetëror i Angolës,” tha avokati i tij të hënën, shkruan CNN.
“Zoti. Zoti e mbajti gjallë shpresën tek unë,” tha Simmons ndërsa ecte të hënën nëpër gjykatë në Marksville, Luiziana.
Më 28 korrik 1977, gjykatësi Earl Edwards dënoi Simmons, i cili ishte 25 vjeç në atë kohë, me dënimin maksimal për çdo akuzë, 50 vjet burg për secilën binjake, për t’u vuajtur në mënyrë të njëpasnjëshme. /gazetametro.net