Loading…

‘U çmend edhe një’: Tashmë një ish i Kim Kardashian, edhe Pete Davidson me terapi psikike

  • 10/08/2022 | 17:25

‘U çmend edhe një’: Tashmë një ish i Kim Kardashian, edhe Pete Davidson me terapi psikike

Ylli televiziv dhe aktori komik Pete Davidson u ndanë pa zhurmë mes tyre për dallim kur e nisën romancën kontroverse. Ish burri i Kim, ylli i muzikës Kanye West ishte hidhëruar fort dhe e kishte tallur e përbuzur madje edhe kërcënuar Davidson asokohe. Njejtë bëri edhe kur u ndanë, që sipas raporteve Davidson e paska shtyrë të kërkojë trajtim psikik për bullizmin e West, transmeton Gazeta Metro.


Për çudi si Kanye West poashtu edhe Pete Davidson kanë qenë të hapur për çështjet e problemeve me shëndetin mendor. Davidson e kishte përgëzuar West kur ky kishte folur publikisht për çështjet e tija, duke e mbështetur.

Dashamirësia mbeti me aq pasi që Davidson u lidh me të divorcuarën nga West, Kim Kardashian. West kishte rrëshqitur në rrjete sociale me tallje, provokime e deklarata të pamatura. Kjo dhuroi show për një kohë deri në intervenimin e Kim që e detyroi Kanye të ndalet.

Kim dhe Pete u ndanë këtë javë më miqësisht s’kishte ku të shkonte sipas raporteve. Puna dhe distanca po e vështirësonte lidhjen e çiftit.

Kanye West, megjithatë iu kthye zanatit menjëherë. Sa u kuptua ndarja, ai kishte postuar në Instagram një njoftim të rremë për vdekjen e Pete Davidson. Kanye nuk kishte të bënte fare me ndarjen e tyre thuhet.

Davidson se paska përballuar këtë bullizimi nga Kanye siç përflitet dhe është paraqitur vullnetar për trajtim psikik, për t’u ballafaquar me këtë.

Siç shkruajnë mediat Kim Kardashian, e ka detyruar Kanye ta fshijë postimin përsëri. Ndërsa, Pete i uroi shëndet dhe e mbështeti plotësisht trajtimin e tij./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë