Loading…
U caktohet masa e paraburgimit dy ish-ministrave maqedonas
  • 20/02/2019 | 23:30

U caktohet masa e paraburgimit dy ish-ministrave maqedonas

Gjatë ditës së sotme u njoftua për arrestimin e ish-kryeparlamentarit maqdonas dhe disa ish-ministrave, transmeton Gazeta Metro.


Gjykata me kërkesë të Prokurorisë Publike, vendosi 30 ditë paraburgimi për ish-ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, të dyshuar për organizimin e ngjarjeve të dhunshëm në Kuvend më 27 prill të vitit 2017. prokuroria kishte kërkuar paraburgimin e Janakieskit dhe Ristovskit për shkak të rrezikut për arratisje dhe ndikim tek dëshmitarët. Janakieski tashmë është në paraburgim shtëpiak.

Përveç Mile Janakieskit dhe Spiro Ristovski, Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion ka hapur procedurë hetimore edhe për tre persona të cilët gjithashtu janë të dyshuar për organizim të ngjarjeve të 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht për ish kreun e Kuvendit, Trajko Veljanovski, i cili duke shfrytëzuar imunitetin e deputetit u lirua pas bisedës në Gjykatën Penale.

Kurse dy personat e tjerë të dyshuar  sipas informacioneve jozyrtare janë ish- kryeministri Nikolla Gruevski, ish-agjenti i DSK-së Nikolla Boshkovski. Gruevski mbetet në arrati në Budabest, kurse Boshkovski në Greqi./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 23/05/2019 | 22:54
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë