Loading…

U arrestua dje, kërkohet 1 muaj paraburgim për Xhabir Zharkun

  • 15/12/2019 | 14:42

U arrestua dje, kërkohet 1 muaj paraburgim për Xhabir Zharkun

Prokuroria Themelore në Ferizaj bën të ditur se ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj për caktimin e masës një muaj paraburgim ndaj Xhabir Zharkut, i cili është arrestuar dje nga Njësia për Krimeve Ekonomike dhe Korrupsioni, transmeton Gazeta Metro.


Sipas kërkesës së Prokurorisë të dorëzuar në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri Xh.Zh., me datë 23 tetor 2008 në Kaçanik dhe më 10 Shkurt 2010, si person zyrtar, Kryetar i Komunës së Kaçanikut, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për organizatën e biznesit dhe shkaktimit të dëmit të Komunës së Kaçanikut, ka shpërdoruar pozitën e tij zyrtare, me të cilën do të kryente veprën penale ˝Shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimi”.

Xhabir Zharku në vitin 2011 u dënua me tre vjet burgim për veprën penale të detyrimit dhe armëmbajtje pa leje. Pas konfirmimit të dënimit, Zharku ishte arratisur nga Kosova për në Suedi duke i shpëtuar kështu shkuarjes në burg.

Më 7 qershor të 2018, Xhabir Zharku ishte kthyer në Kosovë pasi paraprakisht Gjykata Themelore e Ferizajt, dega në Kaçanik, nxori vendimin për ndalim të ekzekutimit të dënimit me burgim, ngase edhe lënda e tij ishte parashkruar./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë