Loading…

Twitter si Facebook, me video 360°

  • 29/12/2016 | 18:56

Twitter si Facebook, me video 360°

Twitter ndjek Facebook’un dhe publikon videot direkte 360 gradë. Një mënyrë për të përfshirë më shumë përdoruesit e saj, e sidomos për të mos humbur përballë videove online, konkurrencës së ashpër nga YouTube dhe Instagram.


Të gjithë përdoruesit e Twitter dhe Periscope, shpjegon mikroblogu, mund të shohin videot direkte me formatin e ri, por për momentin është publikuar vetëm për partnerët e përzgjedhur. Live 360 gradë do të shfaqet me një ‘vulë’ të veçantë dhe përdoruesi duhet thjesht të lëvizë smartphone për të eksploruar këndet e ndryshme të filmimit.
images-facebook-logo-png-transparent-background-page-4
Videot e transmetuara live po bëhen gjithnjë e më të kërkuara. Ky funksion prej pak kohësh ka dalë në Instagram dhe në Facebook Live i parë 360 gradë u transmetua nga National Geographic pak ditë më parë. Ndërsa YouTube është një hap para Twitter dhe Facebook, dhe në fillim të muajit solli rezolucionin e lartë të videove direkte, me rezolucionin 4K edhe në transmetimit live të filmimeve, qofshin këto normale apo 360 gradë.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë