Loading…

Turqit e kidnapuar ende në Aeroport? Pse s’po reagon Haradinaj

  • 30/03/2018 | 21:54

Turqit e kidnapuar ende në Aeroport? Pse s’po reagon Haradinaj

Që nga dje familjarët e gjashtë shtetasve turq nuk kanë rreshtuar duke thënë se të afërmit e tyre, që janë arrestuar dje, nuk janë ekstraduar ende për në Turqi, dhe ata po mbahen të fshehur diku në Kosovë.


Ndërsa sot, ata janë bërë edhe më konkret duke thënë se i kanë parë të arrestuarit në Aeroportin e Prishtinës, i cili është në pronësi të turqve të Erdoganit, përcjell gazetametro.net.

Por e çuditshme është, pse kryeministri Haradinaj, nuk po i përgjigjet këtyre informatave, por po mjaftohet vetëm me shkarkimin e shefit të AKI’së dhe ministrit të Brendshëm. A do të thotë kjo se Hardinaj nuk ishte kundër ekstradimit të gjashtë shtetasve turq, por vetëm është hatëruar pse nuk e kanë njoftuar për këtë operacion.

Familjarët e të arrestuarve thonë se janë të bindur të kenë parë gjashtë shtetasit turq, rreth orës 19:00 në ndërtesën e vjetër të Aeroportit të Prishtinës.

Ndërsa një foto e re e publikuar sot në mbrëmje nga mediat turke të afërta me pushtetin e Erdoganit, sipas familjarëve është e bërë në Ambasadën e Turqisë në Prishtinë, dhe nuk është e vërtetë ajo që po thonë mediat e Erdoganit se ata tani ndodhen në Stamboll.

Tani në rrjetet sociale, sidomos në Twitter ka filluar një fushatë e gjerë kundër ekstradimit të gjashtë shtetasve turq, duke i bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të reagojnë sa ata nuk janë deportuar për në Turqi.

Kryeministri Haradinaj dhe kryeparlamentari Veseli, nëse me të vërtetë u qëndrojnë fjalëve të tyre që i thanë sot, do të duhej të aktivizionin mekanizmat shtetëror, për të kontrolluar aeroportin, dhe nëse është e vërtetë që ata janë ende në Kosovë, të pengohet ekstradimi i tyre në Turqi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë