Loading…

Turqit do t’i hapin 1 mijë vende pune në Kosovë

  • 05/04/2017 | 14:33

Turqit do t’i hapin 1 mijë vende pune në Kosovë

Kompania turke “ESAN” paraqiti sot para komisionit ndërministror planet e saj për investime të mundshme në Kosovë në fushën e mineraleve.


Kompania turke “ESAN” e interesuar për investime në Kosovë në fushën e Minierave dhe Mineraleve paraqiti sot para komisionit ndërministror kosovar planin e saj të investimeve.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik drejtoresha e kompanisë “ESAN”, Serpil Demirel, paralajmëroi se kompania mund të investojë në Kosovë në fushën e minierave dhe mineraleve 100 milionë euro.

Demirel tha se kompania është e interesuar edhe për plumb e zink, pasi këtyre metaleve u është rritur vlera në treg.

Kompania paralajmëroi krijimin e 1000 vendeve të reja të punës.

“Në ESAN politikat lokale të punësimit janë diçka që ne u kushtojmë rëndësi  dhe kudo që ne shkojmë për investime ne punësojmë njerëz nga aty dhe kemi programe speciale edukative për trajnimin e punëtorëve, e veçanërisht përfshirjen e grave”, tha Demirel sipas komunikatës.

Drejtori për hulumtime në ESAN ali Can Akpinar tha se Kosova ka potencial të madh në fushën e minierave dhe mineraleve, ndërsa tregoi se kjo kompani këtë e ka vërtetuar me shpimet që ka bërë.

“Në vitin 2015 dhe 2016 ne kemi bërë shpime diku 8 mijë metra në Bellaqicë. Në këtë periudhë pesëvjeçare ne kemi shpenzuar 5 milion euro. Në hapin tjetër ne kemi marrë harta dhe në kemi parë potencial për plumb dhe zink në tri zona me interes siç janë: Karaqa e Gumnishta (Vushtri) dhe Bresalci (Gjilan)”, tha Akpinar.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci tha se Ligji për Investime Strategjike është një dritare mundësish për investitorët.

“Para dy muajsh më saktësisht me 8 shkurt ka hyrë në fuqi Ligji për Investime Strategjike i sponzorizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Dhe me këtë ligj sektori minerar si edhe sektorë të tjerë kanë një dritare mundësish për investitorët që janë në Kosovë, ose duan që investimet e tyre t’i bëjnë në Kosovë”, tha Stavileci.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami tha se Qeveria e Kosovës është e interesuar që pasuritë nëntokësore të vendit të shfrytëzohen për jetë më të mirë të qytetarëve.

“Ne si qeveri jemi të zotuar për shfrytëzimin e pasurisë sonë nëntokësore në mënyrë që ato t’i shndërrojmë në benefite ekonomike dhe në ngritje të mirëqenies për qytetarët tonë”, tha Bajrami.

Ligji për Investime Strategjike mundëson negocimin direkt të një komisioni ndërministror me investitorët e mundshëm strategjikë në Kosovë për t’u ikur vonesave dhe procedurave të ngadalshme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë