Loading…

Turqia rënie ekonomike për herë të parë pas 7 viteve

  • 13/12/2016 | 10:29

Turqia rënie ekonomike për herë të parë pas 7 viteve

Rënia ekonomike prej 2%, rënia e parë që prej vitit 2009.

Ekonomia e Turqisë ka regjistruar rënie me rreth 2% në tremujorin e tretë të vitit 2016, sipas të dhënave zyrtare të publikuara sot duke shënuar shifrën e parë negative të vendit që prej vitit 2009.

“Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) ka rënë me 1,8 % në raport me të njëjtën periudhë në vitin 2015 duke shkaktuar një rënie të menjëhershme të livrës turke”, ka njoftuar Zyra turke e Statistikave.

Ky kontraktim ka ndodhur pas rënies së shpenzimeve të konsumit me 3,2% gjatë tremujorit të tretë, ndërkohë që eksportet e mallrave dhe shërbimeve kanë rënë me 7%.

Këto shifra tregojnë që paqendrueshmëria politike që mbretëron në Turqi që prej grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik ka prekur besimin e konsumatorëve.

Pas publikimit të shifrave të rritjes ekonomike, livra turke ka rënë në 3,53 dollarë kundër 3,48 që ishte më parë.

Ky kontraktim ekonomik është regjistruar ndërkohë që turizmi, të ardhurat e të cilit përbëjnë 4,4% të PBB-së, është goditur nga atentate të shumta atribuar Shtetit Islamik ose të marra përsipër nga grupet e armatosura kurde si dhe nga grushti i shtetit në muajin korrik.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë