Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, duke folur në Forumin e 15’të të Sigurisë në Bratislavë, tha se shtetet e Grupit Minsk duhet të gjejnë zgjidhje për konfliktin mes azerëve dhe armenëve, transmeton Gazeta Metro.
Sipas tij shkaku që Grupi i Minskut nuk po gjen ndonjë zgjidhje, kjo bën që Armenia të sulmojë tokat e Azerbajxhanit.
‘’A gjetën një zgjidhje kryetarët dhe anëtarët e Grupit të Minskut të OSBE (SHBA’të, Franca dhe Rusia)? Jo! Prandaj, Armenia guxon të sulmojë tokat azerbajxhanase. Ata sulmuan në korrik dhe shtator, derisa ne natyrisht mbështetim paqen dhe negociatat.’’
Kohëve të fundit Turqia është akuzuar për sjelljen e armëve te Azerbajxhani si ndihmë për ta luftuar Armeninë, derisa kjo e fundit ka publikuar fotografi edhe nga një aeroplan i rrëzuar që u tha se fajtor për të ishte pikërisht Turqia, por është mohuar vazhdimisht./gazetametro.net