Loading…

Turqia ndalon dhe sekuestron aeroplanin iranian për borxhin 3 milionë euro, zbret pasagjerët nga avioni

  • 29/09/2026 | 14:39

Turqia ndalon dhe sekuestron aeroplanin iranian për borxhin 3 milionë euro, zbret pasagjerët nga avioni

Një avion i kompanisë iraniane Caspian Airlines është ndaluar në Aeroportin e Stambollit pak para nisjes drejt Iranit, pasi ndaj kompanisë ishte zbatuar një urdhër gjyqësor për një borxh prej rreth 3 milionë eurosh, transmeton Gazeta Metro.


Avioni, me regjistrim EP-KPB, kishte përfunduar përgatitjet për fluturim dhe pasagjerët kishin hipur në bord kur në aeroport mbërritën avokatët e kompanisë kreditore dhe përmbaruesit.

Sipas raportimeve të mediave turke dhe ndërkombëtare, borxhi pretendohet nga ACM Temsil Gözetim, kompani turke që ofron shërbime të përfaqësimit dhe mbikëqyrjes në sektorin e aviacionit. Pas një procedure ligjore dhe vendimit të gjykatës, përmbaruesit kërkuan që Boeing 737 të mos lejohej të ngrihej. Urdhri u ekzekutua ndërsa avioni ishte gati për nisje.

Pasagjerët dhe ekuipazhi u detyruan të zbrisnin nga avioni dhe u kthyen në terminal, ndërsa avioni mbeti në aeroport nën masën e sekuestrimit. Raportimet bëjnë të ditur se po shqyrtoheshin edhe mundësi alternative për transportimin e pasagjerëve drejt destinacionit të tyre. Sipas një raportimi tjetër, avioni do të qëndrojë nën masën e ndalimit derisa borxhi të shlyhet ose të ofrohen garanci financiare të pranueshme në kuadër të procedurës gjyqësore.

Caspian Airlines, kompani me seli në Teheran e themeluar në vitin 1993, e ka përshkruar situatën si një çështje administrative që ka kufizuar përkohësisht përdorimin e avionit. Kompania ka deklaruar se po ndërmerren hapat e nevojshëm ligjorë dhe administrativë për zgjidhjen e situatës dhe se avioni pritet të kthehet në Iran të martën, pasi të përfundojnë procedurat për lirimin e tij./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë