Loading…

Turqia më nuk mund të jetë anëtare e BE’së

  • 17/04/2017 | 12:55

Turqia më nuk mund të jetë anëtare e BE’së

Shefi i diplomacisë austriake dhe kryesuesi i OSBE’së s Sebastian Kurz ka vlerësuar, me rastin e rezultatit të referendumit në Turqi, se ky vend është vendosur qartë kundër Bashkimit Evropian.


“Edhe pse është votuar ngushtë për ndryshimet kushtetuese, kjo do të thotë se Turqia gjithnjë e më tepër largohet nga shteti juridik dhe i demokracisë. Rezultati i votimit është sinjal i qartë kundër BE”, ka porositur ai në një deklaratë dhënë agjencisë APA, përcjell gazetametro.net

Kurz ka thënë se tani pret reagimin e qartë të BE, duke shtuar se në fund është i nevojshëm sinqeriteti në marrëdhëniet në mes të BE dhe Turqisë.

Koha e taktizimit, sipas fjalëve të tij, ka kaluar. Kurz shpreson se pas referendumit do të ndërrohen mendimet te ata në BE të cilët janë ende për hyrje të Turqisë në Bashkimin Evropian.

Ai e ka përsëritur kërkesën e tij për ndërprerje të negociatave për hyrje me Ankaranë.

“Turqia nuk mund të bëhet anëtare e BE”, ka porositur Kruz duke shtuar se fiksimi i anëtarësimit të mundshëm duhet të ndërpritet.

Në vend të saj është e nevojshme që me Turqinë të arrihet marrëveshja për fqinjësi, ka thënë ai.

“Në çdo rast, është e nevojshme që të kemi rregulla të qarta për ato fusha në të cilat, sipas pozitës së saj gjeografike Turqia është fqinj me të cilën është i nevojshëm bashkëpunimi”, ka sqaruar ai.

Atyre të cilët kanë votuar kundër ndryshimeve të Kushtetutës, Kurz ka porositur se do t’ju ofrohet përkrahje dhe solidaritet, përcjell gazetametro.net

Sipas fjalëve të tij, pikërisht tani është i rëndësishëm kontakti me ta, sepse rezultati i referendumit gjithqysh do të vështirësojë punën e sektorit joqeveritar dhe opozitës në Turqi.

Nënpresidentja e Parlamentit Evropian Urlike Lunacek ka nënvizuar se nuk duhet harruar opozitën në Turqi e cila ka votuar për demokraci në vend.

Ky fakt, edhe përkundër presionit masiv dhe mosekzistimit të lirisë së medieve, paraqet shpresën për ardhmërinë pas revolucionit autoritar, ka shtuar ajo.

Lunacek ka thënë se nuk duhet të realizohet dëshira e Erdogan’it për bashkëpunim të përforcuar me BE derisa ai vazhdon me këtë kurs totalitar.

“Negociatat mbi modernizimin e bashkimit doganor mund të vazhdohet vetëm nëse Erdogan provon se është i gatshëm të bëjë lëshime dhe të kthejë demokracinë”, ka theksuar ajo. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë