Loading…

Turqia i dhuron Kamenicës një kamion

  • 22/01/2018 | 18:25

Turqia i dhuron Kamenicës një kamion

Kryetari i komunës Qëndron Kastrati dhe nënkryetari Faton Jakupi sot u takuan me veprimtarin nga Bursa e Turqisë, Rexhep Gyndyz, i cili me origjinë është nga komuna e Kamenicës.


Gyndyz është kryetar і shoqatës së shqiptarëve në Bursa. Ky që nga pas lufta ka krijuar marrëdhënie vëllazërimi e bashkëpunimi me komunën tonë, si dhe me disa komuna tjera, thuhet në njoftimin e Komunës së Kamenicës.

“Në bazë të kontributit tij janë zhvilluar shumë aktivitete dhe realizuar projekte me komunën e Kamenicës. Kësaj radhe ai komunës ia kishte sjell donacionin nga komuna Mustafa Kemajl Pasha, një kamion për bartjen e mbeturinave”, thuhet në njoftim.

 Kryetari i komunës, Qendron Kastrati, me një letër falënderimi e falënderoi kryetarin e komunës nga Bursa, si dhe mysafirin nga Turqia, për vazhdimësinë e kontributit për komunën tonë me projekte të ndryshme, me një mirënjohje.

Ky donacion do të ndikojë në përmirësimin e nivelit të mirëmbajtjes së pastërtisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë