Loading…

Turqia i del në ndihmë Ukrainës, ia bllokon Rusisë daljen në Detin e Zi

  • 26/02/2022 | 14:55

Turqia i del në ndihmë Ukrainës, ia bllokon Rusisë daljen në Detin e Zi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.


Në një deklaratë nga Zelensky thuhet se në bisedë u diskutua për ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë dhe zhvillimet e fundit.

Zelensky ka lënë të kuptohet se Erdogan ka marrë vendim që të mos lejojë kalimin e anijeve luftrake ruse në Detin e Zi dhe se i ka ofruar Ukrainës ndihmë ushtarake dhe humanitare.

“Këto janë shumë të rëndësishme për ne sot. Populli i Ukrainës nuk do t’ua harrojë këtë”, ka shkruar Zelensky.

Presidenti Erdogan ka shprehur ngushëllimet e tij për qytetarët ukrainas që kanë humbur jetën në sulmin e Rusisë dhe ka uruar shërim të shpejtë për të plagosurit.

Erdogan ka thënë se po bëjnë përpjekje për shpalljen e një armëpushimi sa më shpejt të jetë e mundur për sigurimin e parandalimit të mëtejshëm të humbjeve të jetëve dhe që Ukraina të mos dëmtohet më shumë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë