Mediat serbe shkruajnë se ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se duke u bazuar te lidhjet e ngushta në mes të Presidentit turk dhe atij të Kosovës Hashim Thaçi, Turqia do të armatos Kosovën me avionë e tankse.
Presidenti Rexhep Erdogan është sponsori kryesor i armatosjes ushtarake të Kosovës dhe është i gatshëm për të dhuruar aeroplanë “F-16 Falcon”, automjete të blinduara dhe tanke, shkruan Srbija Danas, përcjell gazetametro.net.
Ekspertët e sigurisë thonë se Erdogan është dakorduar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama mbi mënyrat për të ndihmuar në armatosjen e shqiptarëve në Kosovë.
Ish-shefi i Departamentit të Sigurisë së Akademisë Ushtarake serbe kolonel Milanit Mijalkovski thotë se Turqia do të ndihmojë ushtaraksiht Prishtinën ashtu siç bëri me Tiranën.
“Është e sigurt se ata do të armatosin forcat tokësore, por do t’u shesin ose dhurojnë edhe avionë luftarakë. Deri më tani ata kanë trajnuar pilotët e tyre, kështu që ky është një hap tjetër logjik. Kjo nuk është një surprizë që Erdogan si një përfaqësues i Neo-otomanizmit ka një interes të madh në Ballkan”, ka thënë Mijalkovski.
Edhe eksperti i sigurisë Bozidar Spasic paralajmëroi se Shqipëria do të blejë dy herë më shumë armë nga Turqia, të cilat do të ja dhurojë Kosovës.
“Furnizuesi kryesor do të jetë Turqia, sepse Kosova gjendet në ‘transversalen e tyre të gjelbër’ deri në Sarajevë e tutje deri në Vjenë. Erdogan do të armatosë forcat tokësore me automjete luftarake e me tanke. Shqipëria edhe deri më tash i ka dhënë armë Kosovës, dhe është mundur që ajo t’i ofrojë edhe tanke”, ka thënë Spasic.
Eksperti i terrorizmit Xhevat Galijasevic pretendon se synimet e Erdoganit në Kosovë dhe në Ballkan nuk do të përfundojnë këtu.
“Përveç ndihmës nga Turqia, Kosovën e ndihmojnë edhe Shqipëria dhe Kroacia. Turqit mund t’u japin edhe avion; “F-16 Falcon”. Ne duhet të jemi të kujdesshëm, sepse shqiptarët nuk do të marrin arm për t’u fotografuar me to”, ka thënë Galijaseviçi. /gazetametro.net