Loading…

Turqi: 15 sportistë kanë mbetur nën rrënoja pasi hoteli ku qëndronin u shemb nga tërmeti

  • 06/02/2023 | 14:40

Turqi: 15 sportistë kanë mbetur nën rrënoja pasi hoteli ku qëndronin u shemb nga tërmeti

Në hotelin e shembur në Malatya, 15 sportistë, mes të cilëve 11 volejbollistë dhe 4 futbollistë, kanë mbetur nën rrënoja.


Shumë provinca në rajonet lindore, juglindore, të Anadollit Qendror dhe të Mesdheut u tronditën nga një tërmet me magnitudë 7.8 ballë me qendër në Kahramanmaraş në orën 04:17.

Sipas informacioneve të marra nga AFAD, tërmeti i ndodhur në një thellësi prej 7 kilometrash është ndjerë në pjesën më të madhe të vendit.

11 volejbollistë dhe 4 lojtarë nga skuadra e Malatya Metropolitan Belediyespor, të cilët garuan në Play-Off në Grupin e 6-të të Ligës së 2-të të Volejbollit për meshkuj, mbetën nën rrënoja pasi hoteli Kırçuval, ku ata qëndronin në Battalgazi, u shkatërrua nga tërmeti, shkruan CNN turk.

Përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë për të bllokuarit nën rrënoja.

Yeni Malatyaspor njoftoi se portieri Ahmet Eyüp Türkaslan ishte nën rrënoja dhe nuk është marrë ende asnjë lajm.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë