Forcat ruse u detyruan të tërhiqen nga ishulli simbol i rezitencës ukrainase të ditëve të para të invadimit pas bombardimit të ashpër nga artileria e forcave ukrainase. Kremlini e quajti tërheqjen një shenjë të vullnetit të mirë, transmeton Gazeta Metro.
Ishulli i Gjarpërinjve gjendet në një pozitë strategjike në bregdetin jugor të Ukrainës dhe ishte cak i parë i sulmit rus në muajin shkurt.
Ishulli i Gjarpërinjve në Detin e Zi u bë i njohur në fillim të luftës kur roja kufitare ukrainase pas bombardimit nga flota luftarake ruse, e prirë nga luftanija flamurtare e tyre Moskva – të cilën e fundosën në një tjetër goditje në krenarinë e Rusisë – iu kërkonte atyre të dorëzoheshin. Refuzimi i tyre u bë parullë e ukrainasve dhe simbol rezistence për shkak të trimërisë së treguar përballë një fuqie të madhe. “Luftanija ruse, shko q*u” ishte përgjigja e ukrainasit.
Ukraina kishte nisur fushatë bombardimi ka disa ditë ndaj ishullit me raketa që shkatërruan sisteme kundërajrore, stacione radarësh dhe pajisje tjera.
— Rob Lee (@RALee85) June 30, 2022
Rusia gjeti një arsyetim se kjo tërheqje ishte një gjest i vullnetit të mirë për t’iu shmangur spekulimeve rreth bllokadës detare të Ukrainës që po pamundësojnë eksportin e grurit.
Sipas raporteve Ishulli i Gjarpërinjve ishte bombarduar nga raketahedhësit amerikan MLRS HIMARS që rishtas i janë dhënë Ukrainës. Këto raporte nuk janë konfirmuar.
#Ukraine: What everyone has been awaiting for so long is now reality – a video of two Ukrainian M142 HIMARS MRLs firing guided rockets at the Russian targets. pic.twitter.com/QSXV1Q9glc
— Ukraine Weapons Tracker (@UAWeapons) June 24, 2022
Çlirimi i ishullit është një hap para në synimin e ç’bllokimit të porteve ukrainase në jug të saj që janë vija vitale të eksportit dhe të importit./gazetametro.net