Loading…

Tuna akuzon produksionin: Para 7 viteve fitova një apartament në Tiranë, garant ende është tu u ndërtu

  • 10/02/2022 | 13:55

Tuna akuzon produksionin: Para 7 viteve fitova një apartament në Tiranë, garant ende është tu u ndërtu

“Dancing with the stars” ka qenë dikur një prej formateve më të pëlqyera të publikut shqiptar.


Spektakli i cili sillte personazhet VIP në arenën e vallëzimit, kishte tërhequr dëshirën e shumë prej emrave të njohur për të marrë pjesë.

Një prej tyre ka qenë edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdi – Tuna, e cila mori pjesë në edicionin e pestë të këtij spektakli.

Ajo ishte shpallur fituese e këtij kompeticioni, i cili për shpërblim kishte një apartament në Tiranë.

Mirëpo këngëtarja shkupjane ka treguar së fundmi përmes një postimi në InstaStory, se as sot e kësaj dite nuk e ka marrë apartamentin në fjalë.

Duke publikuar një fotografi të audiencës, ku publiku aso kohe kishte shprehur mbështetjen e tij për të, Tuna në mbishkrimin e fotografisë ironizoi duke shkruar me hipoteza se mos apartamenti në fjalë është “ende në ndërtim e sipër”.

“Sot shtatë vjet fitova Dancing with the stars Albania. Çmimi i premtuar në opinionin ishte një apartament në Tiranë…garant ende është duke u ndërtuar”, ka shkruar Tuna.

Këngëtarja e hitit “Bileta” përndryshe ka kohë që nuk ka sjellë për publiku ndonjë projekt të ri muzikor, duke qenë më shumë e përkushtuar në jetën private, përkatësisht rritjen e dy fëmijëve të saj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë