Loading…

Tsipras-Ramës: Retorika nacionaliste e dëmshme

  • 22/11/2016 | 15:49

Tsipras-Ramës: Retorika nacionaliste e dëmshme

Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij shqiptar, Edi Rama. Kështu ka raportuar pak më parë televizioni shtetëror grek ERT.


Sipas inofrmacioneve paraprake, biseda telefonike është kryer me kërkesë të kryeministrit shqiptar. Dy udhëheqësit kanë theskuar rëndësinë e përforcimit të marrëdhënieve dypalëshe, për interes të dy popujve, por edhe të rajonit në tërësi.

Kryeministri Tsipras i ka dhënë rëndësi faktit që pala greke mbetet e angazhuar në këtë përpjekje, por ka theksuar se veprimet e kohëve të fundit dhe retorika nacionaliste në rritje minojnë konsolidimin e një klime të mirëbesimit të nevojshëm për ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe.

Në të njëjtën kohë, ai ka vënë në dukje nevojën për të gjeneruar me hapa konkretë rezultate konkrete në bashkëpunimin mes dy vendeve, fakt për të cilin Greqia ka nisur një seri iniciativash.

Tsipras ka theksuar gjithashtu se  mbrojtja e të drejtave të pakicave etnike greke përbën një çështje kryesore për marrëdhëniet midis dy vendeve, por edhe një kusht themelor për ecurinë europiane te Shqipërisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë