Loading…

Tryezë shkencore për të shënuar Ditën Botërore kundër Kancerit

  • 06/02/2017 | 08:53

Tryezë shkencore për të shënuar Ditën Botërore kundër Kancerit

Bordi Nacional për Kontroll të Kancerit (BNKK), organizon  Tryezë shkencore për të shënuar Ditën Botërore kundër Kancerit.

Kjo ngjarje e cila mbahet në kuadër të aktiviteteve vetdijesuese kundër kancerit dhe për Ditën Botërore të Kancerit, do të mbahet në Sallën e Klinikës së Sëmundjeve Infektive në QKUK.

Shifrat e reja të OBSh-së të publikuara këtë javë tregojnë se çdo vit 8.8 milionë njerëz vdesin nga kanceri, shumica në vendet me të ardhura të ulta dhe të mesme.

Një prej problemeve është diagnostikimi shumë i vonuar i shumë rasteve me kancer.

Madje edhe në shtetet me sisteme dhe shërbime shëndetësore optimale, shumë raste kanceri janë diagnostikuar në një stad të avancuar, kur trajtimi i suksesshëm i tyre është më i vështirë.

Diagnostikimi i kancerit në stadet e vona, dhe pamundësia për të siguruar trajtimin, ndëshkon shumë njerëz me vuajtje jo të domosdoshme dhe vdekje të hershme. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë