Me rastin e 100 vjetorit të lindjes së shkrimtares së parë shqiptare, Musine Kokalarit, që u shënua ditë më parë, Instituti Albanologjik i Prishtinës organizon Tryezën shkencore “Musine Kokalari – në 100 vjetorin e lindjes”.
Me ç’rast për jetën dhe veprën e saj letrare dhe artistike do të flasin studiues të veprës së saj nga Tirana, Prishtina e Tetova, shkruan gazetametro.net.
Tryeza mbahet më 24 shkurt 2017, në ambientet e Institutit Albanologjik të Prishtinës.
Musine Kokalari lindi me 10 shkurt të vitit 1917, në Adale të Turqisë. Në vitin 1921 familja e saj u kthye në Shqipëri ku u vendos në Gjirokastër ku Musineja kreu shkollën fillore. Nëntë vite më vonë, familja Kokalari vendoset në Tiranë.
Musine Kokalari, ishte disidentja e parë e regjimit komunist në Shqipëri, e cila më 23 janar të vitit 1946, u arrestua për së dyti herë, e cila ishte dënuar me 20 vite burg nga regjimi komunist në Shqipëri. /gazetametro.net